RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, 24 vjet nga Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar

kosove,-24-vjet-nga-masakra-e-recakut-qe-tronditi-boten-dhe-nxiti-reagimin-nderkombetar

Kjo e diel shënon 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Kosovë, ku më 15 janar të 1999 u vranë 45 civil të paarmatosur.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit duke nxitur një varg reagimesh ndërkombëtare.

Çfarë ndodhi më 15 janar të 1999?

Në orët e para të mëngjesit të 15 janarit fshati Reçak u zgjua i rrethuar.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë filluan të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe u futën në fshat dhe filluan bastisjet duke lënë shumë të vrarë.

Masakra e Reçakut solli reagimin e ndërkombëtarëve duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Vitin e kaluar ka pasur një reagim nga zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ky i fundit ka deklaruar se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.

Por, Serbia, sikur edhe masakra të tjera, nuk i ka pranuar për krimet që ka bërë./Gazeta10

Related posts

Stoltenberg: Putin po përgatit Rusinë për një luftë të gjatë në Ukrainë

admin

Maqedoni e Veriut, punonjësit e medias në marsh protestues

rezart morina

Foshnja dy muajshe shpëtohet pas 128 orësh nën rrënoja

rezart morina