RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

FSK-ja trajnohet me Forcat e Armatosura Turke

fsk-ja-trajnohet-me-forcat-e-armatosura-turke

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur një trajnim me Forcat e Armatosura Turke, për përdorimin dhe mirëmbajtjen e armëve të këmbësorisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar se në këtë trajnim bëhet e ditur se ushtarët e FSK-së kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve, të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe të granatave të dorës.

“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve”, ka shkruar në Facebook Mehaj.

Ai tha se përkushtimi i treguar nga pjesëtarët e FSK-së, ka bërë që ata të arrijnë nivel të lartë të profesionalizmit dhe aftësisë në përdorimin e sigurt të armëve.

Related posts

OKB: Izraeli pengon dërgimin e ilaçeve dhe karburantit të nevojshëm për pompimin e ujit në veri të Gazës

admin6

Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për “agjentët e huaj”

admin

Rreth 300.000 ukrainas “janë pajisur me pasaporta ruse”

admin