RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK organizon “Javën ndërkombëtare të kadetëve”, mirëpresin kadetë nga vende të ndryshme të botës

fsk-organizon-“javen-nderkombetare-te-kadeteve”,-mirepresin-kadete-nga-vende-te-ndryshme-te-botes

Forca e Sigurisë së Kosovë ka mirëpritur dje kadetët nga akademitë ushtarake të Kanadasë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, për të filluar javën ndërkombëtare të kadetëve të organizuar për herë të parë nga Akademia e Mbrojtjes së FSK-së.

Sot në ditën e hapjes së javës ndërkombëtare, kadetët i përshëndeti komandanti i Qendrës për Studime Universitare major Mimoza Budeci, ku theksoi “ organizimi i kësaj jave është një e arritur e lartë e FSK-së, ku kadetët ndërkombëtarë do kenë mundësinë të njohin sistemin e edukimit ushtarak që Forca e Sigurisë ka ngritur ndër vite”

Gjatë kësaj jave kadetët do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvojat e tyre ushtarake përmes: aktivitete sportive, hiking dhe vizita kulturore në vende të ndryshme në Kosovë, që u mundësojnë kadetëve të njohin kulturat e njëri tjetrit, sistemin arsimorë në akademitë ushtarake, si dhe kulturën dhe traditën shqiptare.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të ngritë nivelin më të lartë të edukimit ushtarakë, përmes aktiviteteve të ndryshme që mundësojnë krijimin e ndërveprueshmërisë në mes vendeve.

Related posts

Sekretarja e Jashtme britanike: Ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si armë lufte

admin

Mucunski në takimin e nismës CEI në Beograd thekson rëndësinë e lidhjes rajonale për përshpejtimin e integrimit evropian

RTI

RMV: Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

admin