RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e pranishme edhe Osmani

ne-vlore-mbahet-ceremonia-e-ngritjes-se-flamurit,-e-pranishme-edhe-osmani

Në qytetin e Vlorës po mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.

Qendra e festimeve mbetet qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Ceremonitë shtetërore, homazhet, parakalimet festive dhe aktivitetet kulturore kanë mbledhur qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura të njohura të jetës publike.

Related posts

SHBA përshëndet përpjekjet e Turqisë për të bindur Rusinë që t’i kthehet marrëveshjes së drithërave

Muhamet Ramadani

Kancelari Scholz kërkon të tregohet solidaritet me hebrenjtë në Gjermani

admin

Policia gjobit me 2,500 euro shoferin që po voziste nën ndikimin e alkoolit

Muhamet Ramadani