RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Në ceremoninë për masakrën e Reçakut u interpretuan këngë kishtare”

“ne-ceremonine-per-masakren-e-recakut-u-interpretuan-kenge-kishtare”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime ka thënë se në Akademinë Përkujtimore të masakrës së Reçakut që u mbajt në qytetin e Shtimes u interpretuan këngë korale kishtare, shkruan teve1.info.

Ky këshill përmes një reagimi ka bërë të ditur se në këtë ceremoni u interpretua kënga “Hallejuja”.

“Jemi dëshmitarë se me 15.01.2023 (ditë e diel), në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Akademin Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, e cila u mbajt nën patronatin e Kryeminstit të vendit, e cila tramsmetohej live në Televizionin Publik (RTK) u interpretuan këng korale kishtare siç ishte “Hallelujah””, thuhet në reagim.

Kësisoj, ata kanë thënë se këngë të tilla janë të papranueshme për një komunitet me shumicë myslimane, madje duke e ditur se edhe të vrarët ishin muslimanë.

“1. Sepse duhet t’ja rikujtojmë të gjithëve, se 45 civilët e vrarë në këtë masakër ishin mysliman, bile dita e ramjes së tyre ndodhi në muajin e bekuar të Ramazanit, ditë e xhuma dhe natë e madhe ( nata e Kadrit) dhe se shumica e tyre ishte me agjërim.

2. Poashtu u tubuan në xhami dhe më pas me nderimet më të larta nga të gjithë, u varrosën duke ua falur namazin e xhenezës e duke bërë lutje për ta”, thuhet në reagim.

BIK-u në Shtime kanë thënë se nuk lejojnë të nënçmohen e fyhen për së vdekuri të rënët.

Related posts

Lideri i puçit në Niger thotë se synon qeveri transitore

rezart morina

SBASHK i kërkon anëtarësisë të mos nënshkruajnë ndryshimet e kontratës së punës

admin6

Hungaria ‘bllokon’ BE-në, nuk aprovon këstin e ndihmës për Ukrainën

admin