RTV AHIRETI
Shëndetësi

Gabimi që të gjithë po bëni me ushqimet e konservuara, po rrezikoni shëndetin!

gabimi-qe-te-gjithe-po-beni-me-ushqimet-e-konservuara,-po-rrezikoni-shendetin!

Kur hapim një konservë ne sërish e fusim në frigorifer.

Por, ruajtja e kësaj konserve për një ditë tjetër është gabim. Edhe pse e mbyllur mund të zgjasë me muaj në gjendje të mirë, pasi hapet, konserva duhet të konsumohet po atë ditë. Kjo sepse nëse e mbajmë të hapur, ajo mund të jetë një burim bakteresh që mund të vërë në rrezik shëndetin tonë.

Alumini dhe çeliku i laminuar i ndihmojnë këto konserva të qëndrojnë në kushte optimale për një kohë të gjatë, si dhe vakuumi që prodhohet në ushqim në momentin e ambalazhimit, me kapacitet sterilizues.

Përpara se të futet ushqimi në enën e tij, ai kalon përmes përpunimit termik që shkatërron mikroorganizmat e pranishëm. Hapja e konservave bën që vakuumi i krijuar në momentin e konservimit të zhduket. Në këtë mënyrë, vetë aciditeti i produkteve, së bashku me oksigjenin ndaj të cilit janë të ekspozuar, mund të shkaktojë një reaksion kimik, duke i dhënë ushqimit një shije të pakëndshme metalike.

Por, ky nuk është problemi i vetëm. Duke qenë të hapura, ka mundësi që lëngu që i mbulon të avullojë dhe kur thahen, thithin aromat e ushqimeve të tjera të ruajtura në frigoriferin tonë dhe e bëjnë konsumimin e tyre të pakëndshëm.

Problemi më i madh është se ushqimi i konservës kontaminohet me kërpudha ose baktere. Një nga rreziqet më të mëdha është botulizmi, një sëmundje e shkaktuar nga një toksinë e sintetizuar nga bakteri Clostridium botilinum.

Efektet zakonisht shfaqen midis 12 dhe 36 orëve pasi toksina hyn në qarkullimin e gjakut. Simptomat kryesore janë të vjella, të përziera, ngërçe, vështirësi në të folur ose gëlltitje dhe tharje e gojës.

Rikujtojmë, se gjatë kohës së pandemisë njerëzit u dyndën në dyqane për t’ja thjeshtuar punën vetes dhe në vend që të gatuanin gjetën metodën më të thjeshtë duke blerë konserva. Ushqimet e konservuara gjatë 3 viteve të fundit kanë parë një rritje domethënëse.

Related posts

Ushqimet e ëmbla në mëngjes, ju bëjnë të ndjeheni të uritur

rezart morina

OBSH për rininë/ Konferenca në Tiranë, pjesëmarrës nga 42 vende të botës

admin

Të ushqyerit e shëndoshë gjatë ditëve të nxehta

admin