RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, të paktën 3.574 të vdekur nga tërmetet e fuqishme

siri,-te-pakten-3.574-te-vdekur-nga-termetet-e-fuqishme

Numri i të vdekurve në Siri nga dy tërmetet e fuqishme me qendër në Turqinë jugore është rritur në 3.574, sipas shifrave të fundit, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e regjimit sirian ka raportuar të paktën 1.408 viktima në provincat Halep, Latakia, Hama dhe Tartus, si dhe 2.341 të tjerë të plagosur.

Të paktën 2.166 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2.950 të tjerë janë plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas Mbrojtjes Civile Siriane.

Një numër i madh ndërtesash u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë intensivisht për të mbijetuar.

Mbi 29.000 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 80.000 të tjerë janë lënduar në Turqinë jugore nga dy tërmetet e forta të hënën e kaluar, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca në Turqi dhe gjithashtu prekën disa vende në rajon, përfshirë Sirinë.

Related posts

Varhelyi nesër në Kosovë

admin

Hungari: Papa Françesku thirrje Evropës të bashkohet për t’i dhënë fund luftës – VIDEO

admin

Franca e “gatshme të përgjigjet” nëse objektet ushtarake dhe diplomatike në Niger vihen në shënjestër

rezart morina