RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gafa e radhës e Biden: Putin po e humb luftën në Irak

gafa-e-radhes-e-biden:-putin-po-e-humb-luften-ne-irak

Joe Biden ka bërë gafën e radhës. “Vladimir Putin po e humbet luftën në Irak” është shprehur ai së fundmi.
Teksa fliste për rebelimin e grupit mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës, presidenti amerikan tha se ai kishte dobësuar “absolutisht” Putinin.
I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humbet qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpi dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën. ”

Kjo nuk është hera e parë që shefi i Shtëpisë së Bardhë bën gabime të tilla. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus ndërsa diskutonte për Ukrainën.

Ai tha në një mbledhje në Florida: “Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit tek nafta nga ajo që po bën Rusia”, përpara se të ndërhynte: “Më falni, lufta në Ukrainë”.

Kujtojmë se Administrata e Biden është treguar e kujdesshme në mënyrën sesi i ka interpretuar ato që po ndodhin në Rusi, ku forcat e grupit Wagner, një nga pjesët më të afta të ushtrisë ruse në Ukrainë, u rebeluan dhe kërcënuan të sulmonin Moskën, përpara se të ndryshonin mendjen.

Related posts

Presidenti ukrainas Zelenskyy mbërrin në Azerbajxhan për t’u takuar me presidentin Aliyev

Muhamet Ramadani

Bregu Perëndimor, hapen dyert për 11 mijë nxënës nga Gaza

admin

A do të vazhdojë të pushojë Tito në Shtëpinë e Luleve?! Debate në Beograd për largimin e eshtrave të ish-presidentit jugosllav nga Serbia

admin