RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ganë, mbi 23 mijë persona të prekur me HIV në 6 muaj

gane,-mbi-23-mije-persona-te-prekur-me-hiv-ne-6-muaj

Në gjysmën e parë të këtij viti, 23.495 persona në Ganë janë prekur me Virusin e Mungesës së Imunitetit Njerëzor (HIV – Human Immunodeficiency Virus), transmeton Anadolu Agency (AA).

Dr. Stephen Ayisi Addo, Drejtori i Programit të Kontrollit të HIV/AIDS për Ganën, në një deklaratë është shprehur se në periudhën janar-qershor në vend janë testuar për HIV 948.094 persona dhe nga këto të testuar kanë rezultuar pozitivë 23.495 persona, dhe se shumica e tyre kanë marrë trajtim për HIV.

Kjo shifër e re është shumë e lartë, theksoi Addo, duke shtuar: “Për këtë arsye duhet të intensifikojmë edukimin për të informuar njerëzit se HIV është akoma i vërtetë. Duhet të informojmë njerëzit se duhet t‘u përmbahen strategjive të parandalimit”.

Addo tha se shumica e njerëzve në vend hezitojnë të kryejnë testin e HIV/AIDS dhe se për këtë arsye dhjetëra mijëra njerëz në vend nuk e dinë se bartin virusin.

Duke tërhequr vëmendjen se shumica e të rinjve në vend nuk kanë dijeni për virusin, Addo deklaroi: “Sot disa të rinj nuk e dinë se HIV është i vërtetë. Disa e dinë, por konsiderojnë se ai ka ikur. Njerëzit tashmë më shumë se AIDS kanë frikë nga COVID-19 dhe ethet Marburg”.

Më tej Addo paralajmëroi se qeveria do të fillojë fushata të reja kundër HIV/AIDS. /aa

Related posts

Tetë palestinezë të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza, numri i përgjithshëm arrin 72, 239

Muhamet Ramadani

Shefi i OKB-së dënon “fuqishëm” Izraelin për hyrjen me forcë në kompleksin e UNRWA-s në Kudsin Lindor

admin

Mbi 5 mln hektarë pyje të Amazonës u shfarosën për 4 vite – VIDEO

Muhamet Ramadani