RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gashi uron presidenten e re të Kosovës: Marrëdhëniet vëllazërore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohen

gashi-uron-presidenten-e-re-te-kosoves:-marredheniet-vellazerore-dhe-bashkepunimi-mes-dy-vendeve-do-te-thellohen

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Gashi theksoi se dita e sotme për Kosovën hap një kapitull të ri dhe shënon një moment të rëndësishëm institucional për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve, për stabilitetin dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit.

“Me përvojën e saj të gjatë akademike, institucionale dhe publike, besoj fuqishëm se Presidentja Shiroka Pula do të kontribuojë në forcimin e pozitës së shtetit në skenën ndërkombëtare, si dhe në kultivimin e unitetit, dialogut dhe bashkëpunimit në Kosovë”, theksoi Gashi.

Gashi i uroi mandat të suksesshëm dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira vëllazërore dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të thellohen.

Related posts

Kurti viziton konsullatën në Hamburg: Ndërrimi i objektit, dëshmi për të mbrojtur imazhin e Republikës në botë

admin

Inkursioni i Ukrainës, Grossi konfirmon vizitën në centralin bërthamor në Kursk

admin

Siria njofton arrestimin e celulës përgjegjëse për “bombardimet terroriste” në Damask

RTI