RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Gaxha: Ia dhamë ndihmën e parë një fëmije për të cilën u mendua se kishte vdekur

gaxha:-ia-dhame-ndihmen-e-pare-nje-femije-per-te-cilen-u-mendua-se-kishte-vdekur

Vullnetari, Ilir Gaxha nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit ka rrëfyer një histori se si ai bashkë me vullnetarë tjerë shqiptarë ia kanë dhënë ndihmën e parë një vajze 4 ose 5-vjeçare të mbetur nën rrënoja në Turqi.

“Ka vazhdimisht kërkime për njerëz, kryesisht familjarët bëjnë presion për me i nxjerr kufomat, ka shumë të vdekur ende të ngelur nën rrënoja sepse prioritet i është dhënë nxjerrjes së njerëzve të gjallë. Fatmirësisht qëlluam këtu te vendi ku janë nxjerrur disa kufoma, njëra prej tyre ishte një fëmijë 4 apo 5-vjeçare, pastaj e vërejtëm që kishte shenja jete dhe filluam t’ia japim ndihmën e parë. Ishte një ekip nga Polonia dhe ne që u angazhuam. Deri sa erdhi autoambulanca, pastaj e vendosëm aty, ishte tepër emocionuese, shpresojmë që ta shpëtojmë këtë jetë”, ka thënë Gaxha në Ditari në Tëvë 1.

Gaxha thotë se fëmiu ishte lënë në një qese, duke menduar se kishte vdekur.

“Ajo vajzë është tërhequr nga një grup tjetër dhe është lënë në qese sikur e vdekur bashkë me kufomat tjera. Pra çdo ditë nxirren numër i madh i kufomave nga ekipet e ndryshme përfshirë ne, por nuk ishte kufomë që ne e kemi nxjerrur. Në ndërkohë filluan njerëzit duke bërtitur, ndoshta ka lëvizur qesja ku ta di unë edhe kërkun ndihmë, edhe ne vrapuam, i sollëm mjetet tona për ndihmën e parë bashkë me ekipin polak dhe e dhamë ndihmën. Kështu që deri sa erdh autoambulanca dhe e mori”, tha Gaxha.

Ai ka shtuar se grupi i vullnetarëve po bashkëpunon ngushtë me FSK-në.

“Kemi shumë miq dhe bashkëpunim me FSK-në, zyrtar dhe jozyrtar. Ne erdhëm pikërisht në Hatay sepse aty erdhi FSK-ja dhe kërkuam që të jemi bashkë”, ka shtuar Gaxha.

Related posts

Në Evropë bie çmimi i gazit

rezart morina

Fluksi i emigrantëve në SHBA! Guvernatorja e Massachusetts shpall gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Kryeministri hungarez kundër rishikimit të rregullave të BE-së për migrantët dhe azilkërkuesit

rezart morina