RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, mbi 10 mijë persona llogariten të zhdukur nën rrënoja

gaza,-mbi-10-mije-persona-llogariten-te-zhdukur-nen-rrenoja

Shërbimi i Mbrojtjes Civile Palestineze tha se më shumë se 10 mijë njerëz janë ende të zhdukur nën rrënojat në të gjithë Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmit izraelit kundër Gazës më 7 tetor, raporton Anadolu.

“Ne vlerësojmë se ka mbi 10 mijë njerëz të zhdukur nën rrënojat e qindra shtëpive të shkatërruara që nga fillimi i agresionit izraelit”, thuhet në një deklaratë të Mbrojtjes Civile.

Në deklaratë sqarohet se këta persona të zhdukur nuk janë përfshirë në listën e numrit të të vrarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, “prandaj, numri i të vrarëve i kalon 44 mijë”.

Në deklaratë shtohet se ekipet e shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave në Gazën veriore kanë nxjerrë edhe trupa që janë dekompozuar plotësisht.

Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në enklavën palestinezë që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, për të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afër 1.200 njerëz.

Më shumë se gjashtë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Akte sabotimi godasin hekurudhat në Itali

Irfan Jahiu

Stuhi vdekjeprurëse në Gadishullin Iberik, humb jetën një zjarrfikës në Portugali, mijëra të evakuuar në Spanjë

admin

Nga UNMIK-u bëjnë thirrje të merren hapa urgjent për të rivendosur qetësinë në veri

admin