RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 26.900

gaza,-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-rritet-ne-26.900

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në enklavën e rrethuar palestineze është rritur në 26.900 që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë pasi sulmi vdekjeprurës izraelit hyri në ditën e 117-të.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se 65.949 persona të tjerë janë plagosur në sulmet, duke theksuar se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 16 “masakra” në të gjithë Rripin e Gazës, duke lënë 150 të vdekur dhe 313 të tjerë të plagosur.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë deri te ata”, thuhet në deklaratë.

Sipas OKB-së, rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmi izraelit, të gjithë përballen me pasiguri ushqimore. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë, ndërsa më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

Related posts

Ishte nisur në drejtim të Serbisë, mbi dy muaj familjarët nuk e dinë ku gjendet

admin

Shembja e urës së Baltimores, eksperti i sigurimeve në SHBA: Mund të kemi dëmshpërblimin më të madh të bërë ndonjëherë! Ja shifrat marramendëse që mund të paguhen

admin

Polonia thotë se deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike

admin