RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

gervalla-dhe-ministri-gjerman-i-mbrojtjes,-flasin-per-sigurine-dhe-bashkepunimin-ne-fushen-e-mbrojtjes

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka takuar ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, shkruan teve1.info.

Bëhet e ditur se temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO.

“Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit të punës që sot Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati me Ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, z. Boris Pistorious, në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas MPJ-së, në kuadër të këtij takimi, Gërvalla e njoftoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon.

“Ministrja Gërvalla falënderoi Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it. Në këtë drejtim Ministrja Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe prosperuese në rajon”, thuhet tutje.

Related posts

Biden: Putini e ka llogaritur plotësisht gabim pushtimin e Ukrainës

admin

Palestinë: Më shumë se 3.000 nxënës të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

Festime në Nablus gjërsa të burgosurit kthehen në shtëpi

rezart morina