RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Izraeli sulmoi aeroportin në veri të Sirisë

rusia:-izraeli-sulmoi-aeroportin-ne-veri-te-sirise

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Izraeli sulmoi Aeroportin Ndërkombëtar Nairab në provincën veriore të Sirisë, Halep, raporton Anadolu.

Dy avionë luftarakë izraelitë F-16 lëshuan raketa lundrimi të hënën pa hyrë në hapësirën ajrore të Sirisë, të cilat goditën aeroportin, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Tre punonjës civilë të aeroportit u plagosën në sulm, thekson deklarata.

Rusia e ka kritikuar vazhdimisht Izraelin për kryerjen e sulmeve në territorin sirian me pretekstin e luftimit të grupeve të milicisë të mbështetur nga Irani, duke theksuar se sulmet vrasin civilë dhe shkelin ligjin ndërkombëtar.

Related posts

Dy të mitura dhe një grua raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit

Muhamet Ramadani

Ukraina heq dorë nga NATO-ja

admin

“Për një armene dhe azerbajxhanas, të martohesh është një gjë aq e rrallë”- Një histori prekëse dashurie që mori fund në sulmin në Rusi!

admin