RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, numri i të vdekurve rritet afër 33 mijë në mes të ofensivës izraelite

gaza,-numri-i-te-vdekurve-rritet-afer-33-mije-ne-mes-te-ofensives-izraelite

Të paktën 32.975 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, transmeton Anadolu.

Në ditën e 180-të të sulmit vdekjeprurës izraelit në Rripin e Gazës, Ministria e Shëndetësisë me bazë në enklavë tha se sulmet e vazhdueshme gjithashtu kanë plagosur mbi 75.570 palestinezë.

Ministria palestineze theksoi se në 24 orët e fundit Izraeli kreu “pesë masakra kundër familjeve në të gjithë Rripin e Gazës, që lanë 59 martirë dhe 83 të tjerë të plagosur”.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, theksohet në njoftim.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Izraeli në janar shkatërroi 58 ndërtesa të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kuds

rezart morina

Çmimet e ushqimeve në Greqi janë vazhdimisht më të lartat në BE

admin

Florida miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

rezart morina