Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 24.448 palestinezë janë vrarë dhe 61.504 janë plagosur në sulmet izraelite ndaj enklavës së bllokuar që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.
Në deklaratë thuhet se në sulmet e forcave izraelite në 24 orët e fundit u vranë 163 persona dhe u plagosën 305 të tjerë.
Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë në Gaza në 24.448 dhe numrin e të plagosurve në 61.504.
Sipas të dhënave të OKB-së, 85 për qind e popullsisë së Gazës tashmë është zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar.