RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, aktivistët protestojnë në ndërtesën e Kongresit për armëpushim në Gaza

shba,-aktivistet-protestojne-ne-ndertesen-e-kongresit-per-armepushim-ne-gaza

Aktivistët hynë në ndërtesën e Kongresit në SHBA dhe kërkuan armëpushim në Gaza, raporton Anadolu.

Anëtarët e grupit të aktivistëve “Mennonite Action” që reaguan ndaj sulmeve të Izraelit kundrejt palestinezëve, organizuan një protestë duke u ulur brenda ndërtesës së Kongresit në Washington me kërkesën për “armëpushim”.

Aktivistët, brohoritën në ndërtesën e Kongresit me slogane për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza.

Në një deklaratë të bërë nga Mennonite Action u theksua se si pasojë e ndërhyrjes së policisë ndaj aktivistëve, u ndaluan 150 persona.

Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga policia lidhur me çështjen u theksua se “Mbajtja e protestave brenda ndërtesave të Kongresit nuk lejohet, për këtë arsye filluam ndalimin e tyre pasi refuzuan të ndalin protestën”.

Related posts

Shefi i Forcave Ajrore saudite takohet me zëvendëskomandantin e CENTCOM-it

admin

Izraeli dërgoi bateri dhe personel të “Kupolës së Hekurt” në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin

Muhamet Ramadani

Sot protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëheqja e Kurtit

admin