RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza thirrje ndërkombëtarëve që ta ndalin Izraelin

gaza-thirrje-nderkombetareve-qe-ta-ndalin-izraelin

Qeveria e Gazës të mërkurën i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet e Izraelit. Sipas tyre, zona po përballet me fatkeqësi humanitare.

Pas sulmit të Hamasit të premten, Izraeli urdhëroi të hënën “rrethim të plotë” të Gazës dhe ka thënë se do të ndalonte furnizimin me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant në enklavë.

Qeveria e kontrolluar nga Hamasi në Gaza ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme energjia elektrike do të shkëputet tërësisht.

Gaza është një nga vendet më të dendura të populluara në Tokë, ku rreth 2 milionë njerëz jetojnë në një sipërfaqe prej 362 kilometra katrorë. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri dhe është e pasigurt për ushqime, me gati 80% që mbështeten në ndihmën humanitare.

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit që ka nisur qe pesë ditë ka lënë mbi 2100 të vdekur. /koha

Related posts

Parisi i përgjigjet deklaratave të shefit të NATO-s: Evropianët mund të bëjnë pa SHBA-në

admin

Tërnava uron myslimanët: Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri

Muhamet Ramadani

Lirohet Hazir Haziri që u arrestua nga Serbia në shtator të vitit të kaluar në Merdar

RTI