RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thirrje aktorëve në rajon të përpiqen për paqen në Lindjen e Mesme

turqia-thirrje-aktoreve-ne-rajon-te-perpiqen-per-paqen-ne-lindjen-e-mesme

Mes tensioneve dhe konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve me ndikim në rajon që të bëjnë përpjekje serioze për paqen në Lindjen e Mesme.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve me ndikim në rajon që të marrin përgjegjësinë për vendosjen e paqes, duke vepruar në parimin ‘nuk ka humbës në një paqe të drejtë’ “, tha presidenti Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Erdoğan tha se çdo hap që mund të përshkallëzojë tensionin, të shkaktojë më shumë gjakderdhje ose të përkeqësojë problemet në rajon duhet të shmanget.

“Nga shtimi i benzinës në zjarr, duke shënjestruar veçanërisht civilët dhe vendbanimet civile, nuk do të përfitojë askush”, theksoi ai. /trt

Related posts

Rritet në 177 numri i militantëve të vrarë në Pakistanin jugperëndimor gjatë operacionit ushtarak

Muhamet Ramadani

“Është ruse, shumë e bukur!”- Publikimi i dosjes me mbi 3.5 milionë dokumente të çështjes Epstein, zbulohen email-et me princin Andrew: Mund të darkosh me të

admin

Irani pretendon se ka goditur një anije luftarake amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, SHBA e mohon

admin