RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gazetari i Al Jazeeras, Mohammed Wishah, është vrarë në një sulm me dron izraelit në Rripin e Gazës.

gazetari-i-al-jazeeras,-mohammed-wishah,-eshte-vrare-ne-nje-sulm-me-dron-izraelit-ne-rripin-e-gazes.

Sipas raportimeve, Wishah, korrespondent për Al Jazeera Mubasher, humbi jetën të mërkurën pasi një sulm ajror goditi makinën me të cilën po udhëtonte në rrugën al-Rashid, në perëndim të qytetit të Gazës. Si pasojë e goditjes, automjeti u përfshi nga flakët.

Al Jazeera Media Network dënoi ashpër vrasjen e gazetarit të saj, duke e cilësuar si një “krim të rëndë” dhe shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare.

Në një deklaratë, rrjeti mediatik tha se vrasja e Wishah nuk ishte e rastësishme, por një veprim i qëllimshëm që synon frikësimin e gazetarëve dhe pengimin e tyre për të kryer detyrën profesionale.

Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë në Gaza, që nga tetori i vitit 2023, të paktën 262 gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite në territor.

Mediat ndërkombëtare nuk reagojnë rreth vrasjeve të shumta të gazetarëve në Gaza, përfshi edhe ato shqipfolëse.

Situata në Gaza mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet dhe viktimat civile vazhdojnë. /mesazhi

Related posts

Erdoğan dhe Putin diskutojnë masat për dërgimin në Afrikë të miellit rus të prodhuar në Turqi

admin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Biden e Trump bien dakord për dy debate televizive, ja kur do të mbahen

admin

Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

Muhamet Ramadani