Në një sulm që Izraeli kreu ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës është plagosur gazetari i televizionit Al Jazeera, Wael al-Dahdouh, transmeton Anadolu.
Dëshmitarët thanë se gazetari i televizionit Al Jazeera për Gazën, Wael al-Dahdouh, u godit nga copëzat (sharapnel) në sulmin që Izraeli kreu në afërsi të shkollës Haifa në qytetin Khan Younis.
Ndër të tjera, dëshmitarët theksua se Dahdouh u plagos në dorë dhe në stomak.
Burimet shëndetësore theksuan se Dahdouh u plagos lehtë dhe se gjendja e tij është stabile.
Shumë anëtarë të familjes së Dahdouh, përfshirë gruan, djalin dhe vajzën e tij, humbën jetën në sulmin e kryer nga Izraeli më 25 tetor duke shënjestruar një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës.