RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gazetari i televizionit Al Jazeera plagoset në sulmin e Izraelit në Gaza

gazetari-i-televizionit-al-jazeera-plagoset-ne-sulmin-e-izraelit-ne-gaza

Në një sulm që Izraeli kreu ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës është plagosur gazetari i televizionit Al Jazeera, Wael al-Dahdouh, transmeton Anadolu.

Dëshmitarët thanë se gazetari i televizionit Al Jazeera për Gazën, Wael al-Dahdouh, u godit nga copëzat (sharapnel) në sulmin që Izraeli kreu në afërsi të shkollës Haifa në qytetin Khan Younis.

Ndër të tjera, dëshmitarët theksua se Dahdouh u plagos në dorë dhe në stomak.

Burimet shëndetësore theksuan se Dahdouh u plagos lehtë dhe se gjendja e tij është stabile.

Shumë anëtarë të familjes së Dahdouh, përfshirë gruan, djalin dhe vajzën e tij, humbën jetën në sulmin e kryer nga Izraeli më 25 tetor duke shënjestruar një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës.

Related posts

Të vrarë dhe të plagosur në jug të Jemenit pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave qeveritare

RTI

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku

admin

Zhduken dy persona në Gjilan

Muhamet Ramadani