RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Gazpromi” me një video paralajmëron “epokë të akullit” për Perëndimin

“gazpromi”-me-nje-video-paralajmeron-“epoke-te-akullit”-per-perendimin

Gjiganti energjetik rus “Gazprom” ka publikuar një video të Evropës “duke u ngrirë për vdekje”, pa gazin rus. Ishte një video për të tallur Perëndimin, raporton “The Sun”.

Video dyminutëshe e Gazpromit vjen vetëm pak ditë pasi ka vendosur që të ndalojë në kohë të pacaktuar furnizimin e Evropës me gaz natyral nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1.

Në videon me titullin “Dimri do të jetë i madh”, gjiganti rus tregon Evropën e “ngrirë” në një “epokë akulli”, pasi ndal furnizimet me gaz.

Në video shihen pamje ajrore të kryeqendrave të Evropës Perëndimore, përfshirë Berlinin, Parisin dhe Londrën, të mbuluara me borë dhe akull.

Rusia ka thënë se sanksionet e Perëndimit janë fajtore që furnizimi i Gjermanisë me gaz rus nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream, është ndaluar.

Të hënën, Kremlini ka thënë se sanksionet e Perëndimit po pengojnë renovimet në gazsjellës, duke shtuar se është mbyllur për riparime. /koha

 

Related posts

2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot

Irfan Jahiu

Aliyev dhe Pashinyan do të takohen në Bruksel më 15 korrik

admin

Franca do të aktivizojë për herë të parë planin e emergjencës ORSEC kundër të nxehtit ekstrem

Kushtrim Guraj