RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjashtë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur në sulme ajrore izraelite në Libanin lindor

gjashte-te-vrare-dhe-mbi-25-te-plagosur-ne-sulme-ajrore-izraelite-ne-libanin-lindor

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe mbi 25 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite në rajonin lindor Bekaa të Libanit të premten në mbrëmje, raportuan mediat libaneze, transmeton Anadolu

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit (NNA) njoftoi se sulmet shkaktuan gjashtë viktima dhe më shumë se 25 të plagosur, të cilët u dërguan në spitale në gjithë rajonin.

Avionët luftarakë izraelitë kryen një valë sulmesh intensive ajrore mbi vargmalet lindore dhe perëndimore në rajonin lindor Bekaa të Libanit, me shpërthime që rezonuan në gjithë zonën, njoftoi NNA-ja.

Tri sulme synuan zonën Shaara në rrëzë të malit Liban, ndërsa aeroplanët vazhduan fluturimin mbi qiellin e Baalbekut.

Një nga sulmet goditi një ndërtesë pranë Fondacionit “Al-Qard Al-Hassan” në autostradën Riyaq–Baalbek, duke e shkatërruar plotësisht, tha NNA-ja. Avionët izraelitë kryen gjithashtu dy sulme të tjera mbi fushat e qytezave Qasr Naba dhe Tamnine al-Tahta, në perëndim të Baalbekut.

Ushtria izraelite pretendoi se qendrat komanduese të Hezbollahut ishin objektivi i sulmeve të fundit në Liban.

Sulmet e fundit vijnë pas shkeljeve të përsëritura izraelite të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në nëntor 2024, që kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e qindra libanezëve. Izraeli vazhdon të okupojë pesë kodra libaneze të marra gjatë luftës së fundit, përveç zonave të tjera libaneze që ka mbajtur për dekada.

Related posts

MF: Grevistëve do t’u ndalen pagesat për orët që nuk kanë punuar, presim listat

admin

Moskës nuk i pëlqen riemërimi i Von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian, Peskov: S’është mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve Rusi-BE

admin

Demonstratë e së majtës ekstreme italiane në Torino, incidente dhe përplasje me policinë

admin