Gjatë bastisjeve u përdor municion i vërtetë dhe ushtarët izraelitë plagosën 30 palestinezë
Gjatë intervenimit të ushtrisë izraelite në Nablus, në Bregun Perëndimor, janë plagosur 30 palestinezë, mes të cilëve katër në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtarët izraelitë kryen bastisje në një shtëpi në Nablus dhe rrethuan objektin.
Gjatë bastisjeve u përdor municion i vërtetë dhe ushtarët izraelitë plagosën 30 palestinezë. Gjendja e katër personave është e rëndë.
Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë kanë përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.
Në bastisjen e kryer nga ushtria izraelite në Nablus në korrik, dy palestinezë u vranë.
Forcat izraelite bastisin shpesh shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor dhe arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.
Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se forcat izraelite kanë kryer rreth 1.600 bastisje në territorin palestinez që nga fillimi i vitit deri më 26 qershor. Kanë humbur jetën 60 palestinezë, ndërsa rreth 6.000 u plagosën. /aa
Breaking|| At least 30 Palestinians injured by Israeli occupation gunfire, four of them seriously, during an Israeli military raid into the Old City of Nablus in the occupied West Bank. pic.twitter.com/4lIy9Rx1qs
— PALESTINE ONLINE (@OnlinePalEng) August 9, 2022