RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

gjenden-pese-bomba-dore-ne-junik,-asgjesohen-nga-ekipet-e-deminimit

Pesë bomba dore janë gjetur në komunën e Junikut, ndërsa pas raportimit të rastit kanë ndërhyrë ekipet e Policisë së Kosovës dhe njësia për deminim.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar pasditen e së mërkurës nga një qytetar, i cili ka njoftuar autoritetet pasi kishte hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të shoqëruara nga ekipet e deminimit, të cilat kanë identifikuar dhe asgjësuar pesë bomba dore.

“Një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të deminimit, të cilët kanë bërë asgjësimin e mjeteve (5 bomba dore) pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nga ndërhyrja nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale.

Related posts

Kosovari vret bashkëshorten në parking të një shitoreje në Gjermani

admin

Hakmerret Hezbollahu, goditen me raketa objektivat industriale dhe ushtarake në veri të Izraelit

admin

Shefi i OKB-së përshëndet zgjatjen e marrëveshjes së drithërave në Detin e Zi

admin