RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjenden tri granata dore në kulmin e një shkolle në Deçan

gjenden-tri-granata-dore-ne-kulmin-e-nje-shkolle-ne-decan

Në fshatin Gramaqel të Deçanit, derisa ishte duke u bërë rrënimi i një objekti të vjetër të shkollës, në kulmin e saj janë gjetur tri granata dore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia patrulluese e ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësia e policisë për deminim, e cila i ka tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Gramaqel, Deçan 22.07.2023 – 08:00. Derisa ishte duke u bërë rrënimi i një objekti të vjetër të shkollës në kulm janë gjetur 3 granata dore. Njësia patrulluese e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e policisë që i ka tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident.

Related posts

Çfarë po ndodh në Sidnei? Pas vrasjes së 6 personave në qendër tregtare, sulm me thikë në kishë. Plagoset prifti dhe disa persona

admin

Rritet në 53 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin

Kuba dhe Kolumbia kundërshtojnë sulmet ushtarake të raportuara të SHBA-së në Venezuelë

RTI