RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet edhe një terrorist i vdekur në Banjskë

gjendet-edhe-nje-terrorist-i-vdekur-ne-banjske

Është gjetur edhe një sulmues i vdekur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi.

Ai tha se trupi është gjetur 1.5 km nga vendi ku ka pasur të shtëna.

Numri i sulmuesve të vdekur ka shkuar në katër.

Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë.

Policia ka arritur të arrestojë edhe dy sulmues nga grupi i armatosur dhe ka ndaluar 4 persona të dyshuar në përfshirje të rastit.

Po ashtu janë sekuestruar edhe sasi të armëve dhe municionit e pajisje tjera ushtarake të cilat ishin në Manastirin në Banjskë në të cilin ishin ngujuar personat e armatosur.

Related posts

Dogana e Kosovës mblodhi 1 miliard euro të hyra

Muhamet Ramadani

Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel

Muhamet Ramadani

Vuçiq tha se do të vijë në Kosovë pa e pyetur askënd, i kundërpërgjigjet Kurti

Muhamet Ramadani