RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet pa shenja jete një fëmijë i zhdukur në Obiliq

gjendet-pa-shenja-jete-nje-femije-i-zhdukur-ne-obiliq

Një fëmijë rreth pesëvjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Raskovë të Obiliqit, të premten në mbrëmje.

Siç ka bërë të ditur Policia, fëmija ishte raportuar si i zhdukur rreth orës 18:15 dhe dyshohej se kishte rënë në lumë. Trupi i tij u gjet dy orë më pas.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës, por fatkeqësisht pa shenja jete. Aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për lajmin fillimisht njoftoi Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmije 4-vjeçar në Raskov të Komunës së Obiliqit, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde. Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijës 4-vjeçar, por fatkeqësisht pa shenja të jetës. Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, thuhej në njoftim të kësaj shoqate.

Related posts

“Nuk po bëjmë mjaftueshëm”- Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën

admin

Katër muaj pasi i shpëtoi atentatit me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë kërcënohet sërish, merr zarfin me një plumb

admin

Franca akuzon Rusinë se qëndron pas një fushate të madhe dezinformimi

Muhamet Ramadani