RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

gjendet-veshje-dhe-paisje-ushtarake-te-fshehura-ne-puset-ne-mitrovice-veri

Janë gjendur paisje dhe veshje ushtarake në Mitrovicë Veri,sipas policisë këto janë gjendur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30.

Disa prej paisjeve dhe veshjeve që janë gjetur sipas policisë janë:kapela ushtarake ,rrip ushtarak,dhe dy çanta për municion.

“Me datë 07.08.2026, rreth orës 13:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit dhe kryerjes së detyrave të rregullta në rrugën “Zoran Gjingjiq”, kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur.Gjatë kontrollit të pusetit është vërejtur një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime te zyrtarët policorë. Pas nxjerrjes së saj janë gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake, si në vijim:

5 kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër;
2 gjoksore ushtarake, secila me nga tri vende për municion;
1 rrip ushtarak;
4 çanta mbajtëse që vendosen në rrip për karikatorë;
1 çantë mbajtëse për radio-lidhje;
2 çanta ushtarake për municion;
1 palë doreza.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast. Pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave dhe identifikimit të personave të përfshirë.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Në Spanjë propozohet që të rinjve t’u jepen nga 20,000 euro që nga mosha 18 vjeç

Muhamet Ramadani

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

admin

Pasuria e Konjufcës: Tri banesa, tri parcela toke e shtëpi

Muhamet Ramadani