RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendja në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në katër orë pritje

gjendja-ne-vendkalimet-kufitare,-ne-merdar-deri-ne-kater-ore-pritje

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe sot në orët e pasdites vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata të automjeteve, kryesisht të mërgimtarëve tanë, që po vijnë për pushime dhe atyre që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar të orës 16:25 pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të hyrë në territorin e vendit tonë duhet pritur tri deri në tri orë e gjysmë. Ndërsa në dalje, në këtë pikë kufitare, pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë, kurse kolona e automjeteve deri në 1.8km, transmeton Telegrafi.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta dhe kolona është 150 metra, teksa në dalje pritjet janë deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 800 metra.

Pritje ka edhe në Jarinë ku për të hyrë udhëtarët duhet të presin 30-40 minuta, ndërsa në dalje deri në dy orë e 20 minuta, kurse kolona e automjeteve është 1 kilometër e gjatë.

Edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë ka kolonë në dalje prej 800 metra, ku pritjet janë 30-40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë më të vogla 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Related posts

Maqedonia e Veriut u bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni

admin

Mbi 29 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

admin

Më shumë se 50 pa’lestinezë të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za sot

Muhamet Ramadani