Gjëndra tiroide gjendet në pjesën e parë të qafës nën gurmaz dhe ka formë mburoje ose fluture me krahë të hapur
Hormonet më të rëndësishme me të cilat ajo rregullon metabolizmin janë tironina dhe tiroksina.
Tiroidja prodhon edhe hormonin kalcitonin, i cili merr pjesë në rregullimin e përqendrimit të kalciumit në organizëm.
Kjo gjëndër rregullon metabolizmin e organizmit në mënyrë që të përshpejtojë apo të ngadalësojë, prandaj thuhet që disa njerëz kanë metabolizëm “të shpejtë”, përkatësisht “të ngadalshëm”, transmeton telegrafi.
Mungesa e hormonit të gjëndrës tiroide – hipotiroidizmi – çon deri në obezitet pikërisht për shkak se ngadalëson metabolizmin. Në atë rast terapia me hormone do të ndërpresë grumbullimin e kilogramëve.
Tiroidja mund edhe të ndryshojë “termostatin” e trupit, andaj më vështirë e përballon të ftohtit, kurse temperatura e trupit bie. Kjo është një ndër shenjat të cilave zakonisht i kushtojmë vëmendje, por mund të jetë shumë e pakëndshme dhe serioze nëse nuk merren masa adekuate të kujdesit.
Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi janë në rrezik më të madh të hipotermisë – një gjendje kërcënuese për jetën në temperatura të ulëta.
Për shkak të funksionimit të dobët të gjëndrës tiroide, mund të ndodhë rënia e flokëve. Mjekët endokrinologë thonë se ky nuk është i vetmi shkak, por duhet kontrolluar nëse organizmit i mungon hekuri. Në menopauzë, “fajtori” mund të jetë edhe niveli i ulët i estrogjenit.
Në përgjithësi, mund të ketë dyshime nëse simptomat tregojnë një problem me gjëndrën tiroide apo nëse shkaku i tyre është menopauza. Ndodh që të dyja janë në mes, ndaj duhet të kontrolloni gjithmonë nivelin e hormoneve të tiroides.