RTV AHIRETI
Uncategorized

Gjeneratorët e spitaleve në Gaza ndalojnë së funksionuari, shkak mungesa e karburantit

gjeneratoret-e-spitaleve-ne-gaza-ndalojne-se-funksionuari,-shkak-mungesa-e-karburantit

Disa gjeneratorë të energjisë elektrike në spitalet e Rripit të Gazës kanë ndaluar së funksionuari për shkak të mungesës karburantit, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë.

Ministria tha se disa gjeneratorë kanë ndaluar së punuari ditët e fundit, duke paralajmëruar se mungesa e karburantit për gjeneratorët po e vështirëson gjithnjë e më shumë furnizimin me energji elektrike të spitaleve.

Ministria tha se sasitë e kufizuara të karburantit që Izraeli ka lejuar së fundmi të hyjnë në Gaza janë të mjaftueshme vetëm për nevoja emergjente, ndërsa spitalet kanë nevojë për rreth 2.500 litra në muaj.

“Gjeneratorët e mbetur po funksionojnë 24 orë në ditë, në kushte të vështira teknike dhe mekanike, dhe nuk janë në gjendje t’i përmbushin nevojat për energji elektrike të të gjitha reparteve që shpëtojnë jetë”, tha ministria.





Related posts

SWE Global Women Engineers Affinity Group Celebrates Women’s History Month

Temperaturat e larta, zjarre shpërthejnë në Anglinë veriore

Kushtrim Guraj

Deep Dive into SWE’s First-Generation Affinity Group