RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenocidi në Srebrenicë, presidenti i zgjedhur i Malit të Zi: Dënoj krimet që kanë ndodhur

gjenocidi-ne-srebrenice,-presidenti-i-zgjedhur-i-malit-te-zi:-denoj-krimet-qe-kane-ndodhur

Milatoviç u shpreh se edhe parlamenti në Malin e Zi ka votuar një rezolutë për gjenocidin.

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç tha se qëndrimi i tij për gjenocidin në Srebrenicë është shumë i qartë dhe se dënon të gjitha krimet që kanë ndodhur. Vijesti shkruan se Milatoviç u shpreh se edhe parlamenti në Malin e Zi ka votuar një rezolutë për gjenocidin.

“Gjykata Ndërkombëtare ka qenë shumë e qartë dhe ka marrë një vendim kur është fjala për Srebrenicën. Është shumë e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare diku e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Qëndrimi im në këtë kuptim është shumë i qartë, edhe Parlamenti malazez ka marrë një rezolutë. kur në çështjen e Srebrenicës, është shumë e rëndësishme që si rajon, së bashku, të gjykojmë për të kaluarën që ka qenë e vështirë. Këto janë të gjitha gjëra që unë i dënoj qartë”, theksoi ai.

Related posts

Në Bresanë të Dragashit u mbajt duaja e hatmës së vijuesve të mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër të “Mehmet Kuklibegut”

admin

Shpërndahen protestuesit që ishin mbledhur te Ura e Ibrit

admin

Hetimet e Komisionit Europian ndaj Apple zbulojnë se kompania ka shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së

admin