RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, arr’estohet i dyshuari për su’lmin me thi’kë në Solingen

gjermani,-arr’estohet-i-dyshuari-per-su’lmin-me-thi’ke-ne-solingen

Policia gjermane arrestoi sulmuesin e dyshuar të sulmit me thikë në Solingen, thanë autoritetet të shtunën, transmeton Anadolu.

Ministri i Brendshëm i shtetit Rajna Veriore-Vestfalia, Herbert Reul, i tha transmetuesit publik ARD se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së shtunës.

“Sapo kemi arrestuar të dyshuarin e vërtetë, tani ai po merret në pyetje në polici, do të marrim informacione më të qarta pas marrjes në pyetje”, tha ai.

Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes në mbrëmje, gjatë një shfaqjeje muzikore në qendër të qytetit të Solingenit.

Revista e lajmeve Der Spiegel raportoi se sulmuesi i dyshuar ishte një migrant sirian 26-vjeçar, i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2022.

Ai është dorëzuar në polici të shtunën në mbrëmje, rrobat e tij ishin të pista dhe të mbuluara me gjak, raportoi revista, duke cituar burime sigurie.

Më herët të shtunën, grupi terrorist DEASH mori përgjegjësinë për sulmin. Por autoritetet gjermane thanë se nuk mund të konfirmonin vlefshmërinë e këtyre pretendimeve, pasi hetimi është ende duke u zhvilluar.

Related posts

Dy të vdekur nga një shpërthim në Lushnjë

admin

Presidenti Iz’raelit viziton Shqipërinë javën e ardhshme

rezart morina

I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit italian Berlusconi

admin