RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

qeveria-ndan-mbi-300-mije-euro-per-zgjedhjet-e-jashtezakonshme-ne-veri

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e 310.183 eurove për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçak më 18 dhjetor.

Siç thuhet në njoftim, Qeveria mbajti mbledhjen e sotme në mënyrë elektronike nga ku ka miratuar edhe vendimin për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit për shkak të jonfunksionalitetit të tyre dhe pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore.

Zgjedhjet e 18 dhjetorit janë caktuar që të mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit, në kundërshtim të konvertimit të targave të veturave nga ato ilegale në RKS.

Vendimet e tjera të miratuara të Qeverisë në mbledhjen e 108-të:

– Kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej 5,705,039 eurove.

– Rregulloren për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Kjo rregullore përcakton strukturën organizative të Njësive profesionale të zjarr fikjes dhe shpëtimit, si dhe kriteret themelore të organizimit, gradimit dhe funksionimit të tyre.

– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Implementuese ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.

Related posts

Kryediplomati turk: Armët bërthamore të Izraelit, sekret i njohur por i papranuar për shumë vjet

admin

Marrëveshja e Stambollit për drithërat e dobishme për botën

admin

Alarmon këshilltarja e Kurtit: Në Luginë po bëhet spastrim etnik i heshtur

rezart morina