RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, digjet gabimisht kufoma e një shtetasi turk

gjermani,-digjet-gabimisht-kufoma-e-nje-shtetasi-turk

Trupi i pajetë i një shtetasi turk, i cili vdiq në Hannover të Gjermanisë, është djegur gabimisht pasi është ngatërruar me një kufomë tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, shtetasi Abdülkadir Sargın ka ndërruar jetë më 14 dhjetor në Shërbimin e Urgjencës të Spitalit MHH të Hanoverit.

Më vonë u zbulua se trupi i Sargın-it ishte ngatërruar me atë të një gjermani gjatë përgatitjeve të bëra për ta larë kufomën dhe mbuluar në përputhje me metodat islame.

Pikëllimi i familjes së Sargın u shtua kur ajo kontaktoi Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të spitalit dhe mësoi se trupi ishte djegur.

Siç njoftohet, familja do të nisë procedura ligjore lidhur me rastin.

Mësohet se Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Hannover është në kontakt të ngushtë me të afërmit e të ndjerit në Turqi dhe fëmijët e tij në Gjermani dhe ka ofruar mbështetjen e nevojshme.

Related posts

He’zbollahu merr përsipër su’lmin e dytë me ra’keta në bazën ajrore iz’raelite

admin

Tensione në Paris në protestën kundër reformës së pensioneve – VIDEO

Muhamet Ramadani

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit

admin