Fermerët gjermanë kanë bllokuar rrugët e Berlinit me mbi 3.000 traktorë të hënën duke protestuar ndaj planeve të qeverisë për të hequr lehtësimin e taksave për naftën bujqësore, raporton Anadolu.
Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve, Joachim Rukwied, tha se ata nuk do të pranojnë ofertën e fundit të qeverisë për të hequr gradualisht lehtësimet tatimore dhe do të vazhdojnë protestat e tyre.
“Kam përshtypjen se qeveria e koalicionit ende nuk e ka kuptuar: ne nuk do të pranojmë kompromise për naftën bujqësore. Ne kemi nevojë për një ndryshim në politikë që i jep prioritet nevojave të popullatës sonë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ekonomisë dhe bujqësisë”, deklaroi ai.
Që nga orët e hershme të mëngjesit, kolonat e traktorëve bllokuan trafikun në Berlin dhe rrugët kryesore të qytetit në zonën rreth selisë së qeverisë dhe rreth portës së Brandenburgut të qytetit.
Disa nga fermerët vendosën në traktorët dhe kamionët e tyre tabela ku shkruhej: “Nuk ka të ardhme pa fermerë”, “Fermat janë në flakë, politikanët janë në gjumë”, “Mos luani me ushqimin, siguroni prodhimin bujqësor” dhe “Ndaloni së shpërdoruari paratë e taksapaguesit!”
Koalicioni i majtë-liberal i kancelarit Olaf Scholz njoftoi muajin e kaluar se po planifikon të shkurtojë subvencionet për karburantet bujqësore dhe automjetet, si pjesë e masave të reja shtrënguese të qeverisë për të përmbushur rregullat e buxhetit.
Mes presionit, qeveria gjermane rishikoi planin e saj në fillim të këtij muaji dhe tha se lehtësimi i taksave do të hiqet gradualisht gjatë shumë viteve. Por shoqata e fermerëve e hodhi poshtë këtë ofertë, duke theksuar se këto ndryshime nuk ishin aspak të mjaftueshme për të adresuar problemet e tyre.
Today is the 8’th day of German #FarmersProtest, no media is not showing these protests, but the brute strength of their numbers, has rattled the Govt. German Govt wants a face saving negotiated exit, but farmers want the proposal to do away with their diesel subsidy SCRAPPED ! pic.twitter.com/mSRxDacQ1N
— Ramandeep Singh Mann (@ramanmann1974) January 15, 2024