RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, mbi 15 mijë raste të abuzimit të fëmijëve brenda një viti

gjermani,-mbi-15-mije-raste-te-abuzimit-te-femijeve-brenda-nje-viti

Gjermania regjistroi mbi 15 mijë raste të abuzimit të fëmijëve në vitin 2022, njoftoi sot Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), transmeton Anadolu.

Kreu i BKA-së, Holger Munch tha se dhuna seksuale ndaj të miturve mbetet problem serioz në Gjermani, pavarësisht përpjekjeve të shtuara për të mbrojtur fëmijët. “Në Gjermani, mesatarisht 48 fëmijë bëhen viktima të dhunës seksuale çdo ditë. Kjo tregon se sa dramatike është situata”, tha ai në një konferencë për media në Berlin.

Autoritetet gjermane kryen 15.520 hetime të abuzimit të fëmijëve vitin e kaluar, nga 15.507 raste të hapura në vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare, 17.437 fëmijë nën moshën 14-vjeç kanë qenë viktima të dhunës seksuale në vitin 2022.

Munch bëri thirrje për reforma dhe kompetenca më të larta për policinë për të luftuar abuzimin e fëmijëve dhe për të mbrojtur fëmijët në mjedisin dixhital. “Prioritet ynë kryesor është ndalimi i dhunës ndaj fëmijëve dhe dhënia fund e abuzimit seksual. Por, për të kryer hetime të suksesshme na duhen kompetencat e nevojshme dhe një kuadër ligjor më i mirë”, tha ai.

Munch nënvizoi se ata kanë nevojë për rregulla të reja që do të kërkonin nga ofruesit e internetit të ruajnë më gjatë adresat IP të përdoruesve, në mënyrë që ata të mund të identifikojnë bandat kriminale dhe autorët e abuzimit të fëmijëve.

Related posts

“Nuk mund të bëjmë asgjë veçse të shikojmë foshnjat të vdesin”, rrëfimi tronditës i infermieres afgane

rezart morina

Marrëveshja u arrit, por sa do të duhet që të dalë i gjithë gruri nga portet e Ukrainës?

admin

FBI kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Biden

admin