Më shumë se 40 milionë euro do t’u paguhen si dëmshpërblim personave që kanë aplikuar për abuzime dhe ngacmime seksuale në Kishën Katolike në Gjermani në dy vitet e fundit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në Bon, Komisioni i Pavarur i Shërbimeve të Njohjes (UKA) tha se Kisha Katolike ka miratuar pagesën e dëmshpërblimit mbi 40 milionë euro për gjithsej 1.839 persona që kanë aplikuar për abuzim seksual nëpër kisha në dy vitet e fundit.
Thuhet se shuma që do të marrin viktimat është caktuar të jetë 22.150 euro për person.
Në raportin e publikuar nga UKA thuhet se tre të katërtat e viktimave të abuzimit nga priftërinjtë katolikë ishin meshkuj.
Shumica e atyre që u abuzuan seksualisht dhe u abuzuan në kisha si fëmijë aplikuan nga qytetet e Këlnit dhe Münsterit.
Përderisa shumica e aplikimeve në vitin 2021 dhe 2022 janë pranuar, 226 aplikime në vitin 2023 do të shqyrtohen në periudhën e ardhshme.