Miliona gjermanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e kostove të energjisë këtë dimër, paralajmëroi presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë, Lukas Siebenkotten.
Duke folur për të përditshmen gjermane ”Der Tagesspiegel”, Siebenkotten tha se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë te familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat tashmë po luftojnë për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.
“Ne këtu po flasim për miliona njerëz” tha ai.
”Vendimi i qeverisë për të vendosur një taksë për konsumatorët e gazit do të rrisë më tej kostot e jetesës”, shtoi Siebenkotten.
“Ne ende nuk e dimë se sa gaz do të japë Putini në fund dhe sa do të rriten sërish çmimet e gazit. Por, qeveria po planifikon të vendosë një tarifë gazi në tetor dhe kjo tashmë sjell rreth 1 000 euro kosto shtesë për çdo familje”, tha ai. /atsh