RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, miratohet projektligji që përshpejton dëbimin e të huajve që kryejnë krime

gjermani,-miratohet-projektligji-qe-pershpejton-debimin-e-te-huajve-qe-kryejne-krime

Në Gjermani, qeveria miratoi projektligjin për të përshpejtuar dëbimin e të huajve që kryejnë krime, transmeton Anadolu.

Projektligji i përgatitur nga ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, u miratua nga Qeveria e Gjeramnisë.

Në deklaratën e saj në faqen e internetit të ministrisë, Faeser deklaroi se ata kanë marrë masa të rrepta kundër krimeve të urrejtjes të kryera përmes internetit.

“Kushdo që nuk është shtetas gjerman dhe lartëson (lavdëron) aktet terroriste këtu duhet të deportohet”, ka deklaruar Faeser.

Sipas kësaj, përveç atyre që kryejnë krime të rënda, ata që përgatisin dhe përhapin përmbajtje që lavdërojnë terrorizmin në mediat sociale dhe ata që “pëlqejnë” një përmbajtje të tillë do të konsiderohen fajtorë dhe mund të deportohen.

Po ashtu të huajt që falin, tolerojnë ose lavdërojnë krimet terroriste do të dëbohen më lehtë.

Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, në deklaratën e tij theksoi se kushdo që tallet me rendin me bazë liberale duke duartrokitur terrorizmin dhe duke përgëzuar veprimet e tij do të humbasë të drejtën e qëndrimit. “Për këtë arsye e drejta e qëndrimit tani po ndryshohet në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në deklaratën e tij pas vrasjes së një oficeri policie në Mannheim më 31 maj dha mesazhin se rregullorja e dëbimit do të ndryshohej.

Related posts

Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit

admin

Ministri i Jashtëm turk dhe shefi i OBI-së diskutojnë për sulmet e përsëritura ndaj Kuranit

admin

Haradinaj tregon çka bisedoi Escobar dje me liderët e opozitës

admin