RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haradinaj tregon çka bisedoi Escobar dje me liderët e opozitës

haradinaj-tregon-cka-bisedoi-escobar-dje-me-lideret-e-opozites

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se gjetja e një zgjidhje në veri ka qenë bosht i temës së diskutimit në takimin që patën liderët e opozitës në rezidencën amerikane me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një gjë të tillë Haradinaj e ka njoftuar përmes një statusi në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, përfundon postimi i tij.

Vizitat e ndërkombëtarëve shënohen disa ditë pas takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel, ku sipas diplomacisë atje, u ftuan për shtensionim të situatës e jo për takime të rregullta.

Related posts

Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan

rezart morina

Një në 10 mësues britanikë i sulmuar fizikisht nga nxënësit

admin

RMV: Rritet numri i krimeve, për tre vjet 49 vrasje

rezart morina