RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Përshkallëzohen protestat në transportin publik në mbarë vendin

gjermani-–-pershkallezohen-protestat-ne-transportin-publik-ne-mbare-vendin

Dy sindikata të mëdha gjermane njoftuan të hënën një grevë që pritej të pezullonte transportin publik në të gjithë vendin, duke përfshirë trenat në distanca të gjata, si dhe autostradat dhe aeroportet.

Sindikatat EVG dhe “Verdi” njoftuan sot protestën e përbashkët, e cila vjen pas një sërë grevash të mëparshme që kanë prekur të gjithë sektorët e ekonomisë gjermane gjatë muajve të fundit.

“Do të ketë vonesa të rënda dhe madje edhe ndërprerje të shërbimeve të transportit në të gjitha zonat e prekura, në të gjithë vendin”, sipas sindikatave.

“Verdi” u bëri thirrje anëtarëve të saj në shtatë lande gjermane që të largohen nga puna e tyre në aeroporte dhe transportin publik lokal.

Greva synon të rrisë presionin ndaj qeverisë dhe autoriteteve lokale për një raund të tretë negociatash që nis të hënën.

Sindikata “Verdi” po kërkon një rritje pagash prej 10,5% dhe të paktën 500 euro më shumë në muaj për punonjësit e sektorit publik. /atsh

Related posts

Cilat janë tetë vende arabe dhe islame që i bashkohen Bordit të Paqes “made in Trump”?

Muhamet Ramadani

Anulohen seancat për muajin gusht për rastin Thaçi dhe të tjerët

Kushtrim Guraj

HRW i bën thirrje Hungarisë të arrestojë Netanyahun gjatë vizitës së tij

Hevzi