RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia synon ndërtimin e stacionit të saj hapësinor dhe organizimin e misioneve në Hënë

rusia-synon-ndertimin-e-stacionit-te-saj-hapesinor-dhe-organizimin-e-misioneve-ne-hene

Rusia po punon për ndërtimin e stacionit të saj hapësinor dhe organizimin e misioneve në Hënë si dhe nisjen e prodhimit serik të anijeve kozmike, deklaroi sot kreu i agjencisë hapësinore të vendit Roscosmos, Yury Borisov, transmeton Anadolu.

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS në Ditën e Kosmonautikës, e cila shënon fluturimin e parë hapësinor të ekuipazhit me njerëz më 12 prill të vitit 1961 nga kosmonauti rus Yuri Gagarin, kreu i Roscosmos, Borisov tha se ndërtimi i Stacionit të Shërbimit Orbital Rus dhe organizimi i misioneve në Hënë janë prioritetet kryesore në eksplorimin e hapësirës.

“Rusia vazhdon zhvillimin e një anijeje të re kozmike me ekuipazh njerëzor nga Oryol (Shqiponja) dhe nisjen e prodhimit serik të avionëve hapësinorë”, shtoi ai.

I pyetur për turizmin hapësinor, zyrtari tha se janë duke u zhvilluar bisedime me përfaqësues të një numri vendesh të huaja që duan të udhëtojnë në hapësirën e jashtme.

“Negociatat janë në faza të ndryshme. Për rezultatet do të mësoni pas arritjes së marrëveshjeve dhe lidhjes së kontratave”, tha Borisov. /koha

Related posts

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

RTI

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, mbi Samitin e NATO-s: Do të përcaktojë të ardhmen e Aleancës

Kushtrim Guraj

SHBA kryen stërvitjen e parë ushtarake në Venezuelë pas rrëzimit të Maduros

Kushtrim Guraj