RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, policia kryen bastisje në të gjithë vendin lidhur me trafikimin e emigrantëve sirianë

gjermani,-policia-kryen-bastisje-ne-te-gjithe-vendin-lidhur-me-trafikimin-e-emigranteve-siriane

Policia në Gjermani gjeti më shumë se 100 shtetas sirianë brenda apartamenteve dhe ndërtesave të ndryshme që u bastisën të martën në lidhje me trafikimin e dyshuar të emigrantëve, transmeton Anadolu.

Më shumë se 350 efektivë të policisë federale gjermane bastisën lokacione të ndryshme në kuadër të hetimit. Sirianët dyshohet se u sollën në Gjermani pa patur dokumente të ligjshme qëndrimi, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.

Policia ekzekutoi 5 urdhër-arreste, tre në qytetin verior të Stade dhe dy në qytetin perëndimor të Gladbeck. Të pesë personat e arrestuar ishin azilkërkues sirianë që tashmë jetonin në Gjermani.

Emigrantët sirianë u paguanin atyre prej 3.000 deri në 7.000 euro që të futeshin me kontrabandë në Gjermani. Më pas, të dyshuarit blenë ar me paratë, sipas DPA.

Bastisjet nga policia federale u urdhëruan edhe në aeroportin e Frankfurtit me dyshimin për kontrabandë komerciale dhe bandash të të huajve.

Fokusi i bastisjeve ishte në qytete dhe qyteza në Gjermaninë veriore dhe perëndimore, por edhe në Bavari në jug.

Related posts

Pengu izraelit vritet nga roja në Gaza, ndërsa dy gra mbahen të plagosura rëndë

admin

“Njeri i Putinit, 100 për qind”- Analiza e REL: Si mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e luftës në Ukrainë?

admin

SBASHK-u paralajmëron mbledhje të anëtarësisë nëse Qeveria nuk ua ekzekuton rrogat deri në orën 16:00

admin