RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, policia ndërhyn gjatë një proteste pro-palestineze në kampusin universitar

gjermani,-policia-nderhyn-gjate-nje-proteste-pro-palestineze-ne-kampusin-universitar

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, policia hyri në kopshtin e Universitetit Humboldt dhe ndërhyri ndaj mbështetësve pro-palestinezë që organizuan protestë duke u ulur, raporton Anadolu.

Një grup mbështetësish të Palestinës, erdhën në kopshtin e Universitetit Humboldt në Berlin pa leje dhe mbajtën protestën duke u ulur.

Rektorja Julia von Blumethal e cila kërkoi të ndërhyjë ndaj situatës, bisedoi për një kohë me protestuesit dhe u kërkoi që të përfundojnë protestën. Por, protestuesit nuk e pranuan këtë dhe vazhduan protestën e tyre.

Policia e Berlinit e cila mori masa intensive të sigurisë, pas një pritjeje 3-orëshe ndërhyri ndaj grupit dhe i nxori mbështetësit pro-palestinezë nga kopshti i universitetit.

Disa protestues që rezistuan ndaj policisë gjatë ndërhyrjes, u ndaluan përkohësisht për identifikim.

Demonstruesit gjatë protestës brohoritën me sloganet “Gaza e lirë”, “Gjermani, ndalo dërgimin e armëve në Izrael”, “Ndaloni gjenocidin” dhe “Rroftë Palestina”.

Related posts

Çfarë është gjetur në zbulimin e varrezave masive në Gaza?

RTI

FSK ndërton urën në Aqarevë të Skënderajit, u shkatërrua pas vërshimeve të fundit

rezart morina

Njerëzit në Gjermani po shtrëngohen të ndryshojnë mënyrën e jetesës

admin