RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna

baerbock:-serbia-te-beje-thirrje-per-heqje-dore-nga-dhuna

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se Serbia duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna, shkruan Kosovapress.

Ajo ka shkruar pas ngjarjeve në veri të Kosovës ku terroristët serbë sulmuan Policinë e Kosovës ndërsa mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzim. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje, pa mëdyshje, për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar diplomatja gjermane.

Related posts

Bruksel/ Dështim i ri në bisedimet për dinarin serb

admin

Turqia kap sasinë e tretë më të madhe të kokainës në vend! Sekuestrohen dhe 830 kg lëndë kimike për përpunimin e drogës

admin

Izraeli ka arrestuar 7.700 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

Muhamet Ramadani