RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media izraelite: Përpjekjet egjiptiane për të ndërmjetësuar armëpushimin “dështuan”

media-izraelite:-perpjekjet-egjiptiane-per-te-ndermjetesuar-armepushimin-“deshtuan”

Sipas mediave izraelite, përpjekjet egjiptiane për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze në Gaza kanë “dështuar”, transmeton Anadolu.

Që nga e marta, të paktën 33 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Gaza, për të cilat Izraeli thotë se ishin në përgjigje të raketave të lëshuara nga territori bregdetar palestinez.

Fraksionet palestineze u kundërpërgjigjën duke lëshuar breshëri raketash në territoret izraelite.

Radioja e ushtrisë izraelite tha se përpjekjet egjiptiane për një armëpushim midis dy palëve kanë dështuar.

Dje, një burim palestinez për Anadolu tha se Egjipti ka paraqitur një propozim për një armëpushim të përkohshëm midis dy palëve.

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se propozimi nuk përfshin një angazhim izraelit për të ndalur atentatet në Gaza.

Ndërkaq, Egjipti deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me propozimin për armëpushim.

Sipas shifrave palestineze, që nga fillimi i vitit mbi 160 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit. Gjatë të njëjtës periudhë, gjithashtu janë vrarë 20 izraelitë në disa sulme.

Related posts

Nesër protestohet në Prishtinë, nga ora 18:00

admin

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Forcat serbe 25 vjet më parë po kryenin spastrim etnik

admin

Erdoğan: Nuk ka asnjë çështje mes Türkiyes dhe Greqisë që nuk mund të zgjidhet

admin